Conte i bllokon bisedimet me Romën, po e pret Manchester Unitedin

  • 28 April 2019 - 12:09
Conte i bllokon bisedimet me Romën, po e pret Manchester Unitedin

Bisedimet mes Romës dhe Antonio Contes kanë hasur në pengesë, për shkak të trajnerit italian i cili është duke pritur të shohë nëse lirohet pozita e trajnerit të Manchester Unitedit.

Ish-trajneri i Chelseat konfirmoi se është i gatshëm t’i rikthehet punës dhe po i konsideron disa propozime të ndryshme

Inter, Milan, Juventus, Bayern Munich dhe PSG-ja janë përfolur si destinacione të mundshme të tij, por deri tani Roma ka dalë të jetë pretendenti kryesor për të.

Drejtori sportiv i Romës, Francesco Totti dhe trajneri në detyrë Claudio Ranieri sugjeruan se bisedimet mes klubit dhe Contes kanë shënuar përparim këtë fundjavë.

Por, Sunday media pohon se Conte i ka bllokuar bisedimet për shkak se po synon ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit.

Ole Gunnar Solskjaer ka nënshkruar kontratë me Unitedin para pak muajsh pas formës së lartë pasi e mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Por, shtatë humbje në nëntë ndeshjes e fundit që prej atëherë, kanë bërë që e ardhmja e tij të vihet në dyshim. 

(Kosova Sot)