Si babai si biri, djali i Suarezit e kafshon babanë e vet në krah

  • 28 April 2019 - 14:10
Si babai si biri, djali i Suarezit e kafshon babanë e vet në krah

Një fotografi e Luis Suarezit me djalin e vet të vogël është duke bërë bujë të madhe nëpër rrjetet sociale. Lautaro duke e kafshuar babanë e vet në të njëjtën mënyrë siç Suarezi kishte bërë në disa raste me kundërshtarët e tij.

Të shtunën mbrëma, gjatë kohës kur Barcelona po e festonte titullin në La Liga në Camp Nou, djali i vogël i Luis Suarezit, Lautaro, e bëri imitimin më të mirë të babait të vet kur ia kafshoi krahun në fushë. 

Dhe nuk u desh shumë kohë që kjo fotografi ta bëjë xhiron e botës nëpër rrjetet sociale.

Siç duket ky veprim është traditë në familjen e Suarezit. Numri 9 i Barçës i kishte kafshuar kundërshtarët e tij në tri raste.

Suarez u pezullua me nëntë ndeshje mos lojë për Kombëtaren e tij, pasi e kishte kafshuar Chiellinin gjatë një ndeshjeje të Kupës së Botës mes Uruguait dhe Italisë më 2014, si dhe u pezullua nga të gjitha aktivitet e futbollit për katër muaj, edhe pse ndëshkimi i tij u lehtësua më vonë.

(Kosova Sot)