Premtimi i Lionel Messit për Ligën e Kampionëve që i befasoi bashkëlojtarët e tij

  • 29 April 2019 - 09:04
Premtimi i Lionel Messit për Ligën e Kampionëve që i befasoi bashkëlojtarët e tij

Luis Suarez ka zbuluar se deklarata e Lionel Messit se Barcelona do të bënte përpjekje të mëdha për ta fituar Ligën e Kampionëve para fillimit të këtij sezoni e kishte zënë në befasi atë dhe bashkëlojtarët e tij.

Messi, i cili sapo ishte bërë kapiten i Barcelonës, e bëri të qartë se Barcelona dëshironte ta shpaguajë eliminimin e turpshëm sezonin e kaluar pas humbjes nga Roma në Ligën e Kampionëve.

“Sa i përket këtij viti, mendoj se e kemi bërë një platformë që do të na ngazëllejë”, pati thënë Messi në verë para një ndeshjeje miqësore mes Barçës dhe Boca Juniors.

“Prurjet e reja do të na ndihmojnë të jemi shumë më të mirë sesa kemi qenë. Edhe pse vitin e kaluar ne e fituam La Ligën dhe Kupën e Mbretit, të gjithë ne u tronditem në Ligën e Kampionëve”.

“Ne premtojmë se do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta rikthyer atë kupë të bukur në Camp Nou”, pati premtuar Messi.

Kjo, megjithatë, e kishte befasuar Suarezin, njërin prej miqve më të mirë të Messit.

“Ai na befasoi, ama nëse kapiteni dëshiron ta fitojë atë kupë, përse mos të duam ne? Ishte mesazh i qartë. Nuk është obligim por ne duam ta fitojmë atë. Nuk është e lehtë, në fakt është shumë e vështirë”, tha Suarez për Guardian. 

(Kosova Sot)