Sterling shpallet futbollisti i vitit nga FWA

  • 29 April 2019 - 11:47
Sterling shpallet futbollisti i vitit nga FWA

Raheem Sterling është shpallur Futbollisti i Vitit 2019 nga Shoqata e Shkrimtarëve të Futbollit (FWA), vetëm një ditë pasi e fitoi çmimin e Lojtarit më i Mirë i Ri i Vitit nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë.

Anësori i Manchester City, i cili u mposht nga mbrojtësi i Liverpoolit Virgil van Dijk për çmimin Futbollisti i Vitit i PFA-së, mori shumë më shumë vota se qendërmbrojtësi holandez dhe e la në vendin e tretë bashkëlojtarin e tij Sergio Agueron

Në garë ishin edhe Bernardo Silva, David Silva, Harry Kane, Eden Hazard dhe Alexandre Lacazette.

Me 17 gola dhe 10 asiste, Sterling ka luajtur rol kyç duke i ndihmuar Manchester Cityn të jenë buzë mbrojtjes së titullit në Premierligë. 

(Kosova Sot)