Operohet Sami Khedira

  • 29 April 2019 - 17:18
Operohet Sami Khedira

Mesfushori gjerman Sami Khedira është operuar sot në gju në një spital në Gjermani, duke mbyllur para kohe sezonin.

Klubi bardhezi ka komunikuar se ndërhyrja kirurgjikale ka shkuar mjaft mirë dhe se lojtari do të nisë menjëherë nga periudhën e rehabilitimit.

“Në Augsburg është kryer sot ndërhyrja kirurgjikale e lojtarit Sami Khedira, për të “pastruar” gjurin përmes artroskopisë. Operacioni ka shkuar mjaft mirë dhe lojtari do të nisë që këtë javë kurat për t’u rehabilituar”, thuhet në komunikatën e Juves.

Khedira ka kohë që ka pasur probleme në gju, por ka shtyrë sa më gjatë operacionin për të ndihmuar skuadrën. 

Tashmë që Juve nuk ka më asnjë objektiv, pasi është eliminuar nga Champions dhe ka fituar kampionatin, u krijuan kushtet për këtë ndërhyrje.

Lojtari gjerman, që luan me bardhezinjtë që prej vitit 2015, do të rikthehet në fushë sezonin e ardhshëm. Në 87 ndeshje me fanellën e Juventusit ai ka realizuar 21 gola.

(Kosova Sot)