Mats Hummels, lojtari i ndeshjes edhe në gjysmëfinalen e dytë

  • S.A /
  • 08 May 2024 - 08:00
Mats Hummels, lojtari i ndeshjes edhe në gjysmëfinalen e dytë

Borussia Dortmundi është finalisti i parë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online".

Skuadra e drejtuar nga Edin Terzic eliminoi sonte Paris Saint-Germainin në gjysmëfinale të kësaj gare.

“Verdhezinjtë” triumfuan me rezultat minimal 0:1 edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, për të kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 0:2.

Mats Hummels padyshim se ishte prej më të mirëve në fushë edhe sonte. 35-vjeçari realizoi edhe golin e fitores, në minutën e 50-të.

Qendërmbrojtësi gjerman u zgjodh “Lojtari i ndeshjes” nga UEFA.

Paneli Teknik i Vëzhguesve të UEFA-s në këtë vlerësim shkroi: “Bllokimet, interceptimet, ndërhyrjet, spastrimet dhe udhëheqja në mbrojtje – plus goli, sigurisht”.

Mats Hummelsit i kishte takuar çmimi “Lojtari i ndeshjes” edhe në përballjen e parë gjysmëfinale. 

(Kosova Sot Online )