Wenger: Liverpooli ka treguar largpamësi me transferimin e Salahut

  • 30 April 2019 - 12:59
Wenger: Liverpooli ka treguar largpamësi me transferimin e Salahut

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lavdëruar punën e agjentëve të transferimit të Liverpoolit.

Francezi beson se trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka bërë një biznes të mirë me sjelljen e Mohamed Salahut në Anfield Road.

“Unë besoj se Mohamed Salah është një lojtar fantastik,” tha ish-bosi legjendar i Arsenalit në beIN Sports. Ai ka lulëzuar në Liverpool, ai ishte i mirë edhe në Romë.

“Ju e dini që flasim për shumë klube që janë në treg që të sigurojnë lojtarë si ky. Liverpooli ka punuar shumë mirë, ju duhet t’i jepni atyre kreditë për këtë”.

“Për mua ai është një lojtar sensacional. Ai kishte një rënie të lehtë pas Kupës Botërore dhe në javët e fundit është rikthyer në më të mirën e tij. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”, tha trajneri.

Ndryshe, Wenger tash e sa kohë është papunë pas largimit nga skuadra londineze e Arsenalit.

(Kosova Sot)