“Nuk dua ta shoh kurrë Liverpool-in kampion”

  • 30 April 2019 - 15:54
“Nuk dua ta shoh kurrë Liverpool-in kampion”

Ish-portieri i Evertonit dhe Manchester Unitedit, Tim Howard, e ka bërë të qartë se është ende besnik ndaj ish-klubeve të tij. Ai ka thënë se nuk dëshiron ta shohë kurrë Liverpoolin të fitojë ndonjë titull.Amerikani, i cili është duke e luajtur vitin e fundit të karrierës së tij në futbollit me Colorado Rapids, ende e ndien rivalitetin me Liverpoolit, që nga koha sa ishte lojtar i Manchester Unitedit dhe Evertonit.

Howard i kaloi katër vjet në Old Trafford, para se t’i bënte mbi 400 paraqitje për Evertonin. Duke e pasur parasysh këtë pjesë 14-vjeçare të karrierës së tij, ai po shpreson se nuk do ta shohë rivalin e këtyre dy klubeve duke u treguar i suksesshëm. “Shpresoj se Liverpooli nuk do të arrijë ta fitojë asnjë titull sa të jem unë gjallë. Ne i kemi dy skuadra që janë në formë të mirë. Në fund të fundit, gjithçka do të varet nga gabimet. Nëse nuk gabon asnjëra, atëherë City fiton”, ka thënë Howard.

Ky ka qenë një sezon i mirë për Liverpoolin, përkundër që skuadra e Jurgen Kloppit nuk e ka fituar asnjë trofe ende. Ata janë një pikë pas Manchester Cityt në garën për titullin e Premierligës, me vetëm dy ndeshje deri në fund të sezonit.Për më tepër, skuadra e Kloppit është edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Të mërkurën, ata do të përballen me Barcelonën në “Camp Nou”, ndërsa gjashtë ditë më vonë do të vendoset finalisti i parë, në “Anfield”.

Kosova Sot)