Daku ia siguron një pikë Rubinit ndaj CSKA-së

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 22:00
Daku ia siguron një pikë Rubinit ndaj CSKA-së

Mirlind Daku ka gjetur sërish golin në Rusi.

Sulmuesi shqiptar shënoi sonte për t’ia siguruar një pikë Rubin Kazanit, në kuadër të javës së 27-të në Premierligën ruse

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2:2.

Daku shënoi në fundin e ndeshjes (90+2′), për t’ia siguruar së paku një pikë skuadrës së tij.

Për gjilanasin ishte ky goli i tij i tetë në elitën e futbollit rus. Ai ka edhe katër asistime.

Rubin Kazani tani ka 38 pikë dhe renditet i nënti në tabelë. 

(Kosova Sot Online)