Nuk mjafton për fitore vetëm goli i Zhegrovës, Lille rrëzohet prej Lyonit

  • S.A /
  • 07 May 2024 - 08:07
Nuk mjafton për fitore vetëm goli i Zhegrovës, Lille rrëzohet prej Lyonit

Lille nuk ka arritur të marrë pikë nga përballja me Lyonin, pavarësisht se ishte duke udhëhequr dy herë në rezultat, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshja e luajtur sonte në “Stade Pierre-Mauroy” përfundoi me rezultatin 3:4. Kjo ndeshje i takoi javës së 32-të në Ligue 1.

Edon Zhegrova bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme, teksa edhe kontribuoi me gol – por, që në fund doli të jetë i pamjaftueshëm.

Ylli kosovar shënoi në minutën e 37-të, vetëm 11 minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Për 25-vjeçarin ishte ky goli i tij i gjashtë në elitën franceze këtë sezon, krahas pesë asistimeve.

Vlen të theksohet se Edon Zhegrovën e largoi trajneri nga loja në minutën e 75-të, që ishte një vendim tejet befasues.

Bafode Diakite (21′, 85′) shënoi dy golat tjerë për vendasit e drejtuar nga Paulo Fonsenca.

Ndërsa, golat e fitores për Lyonin u shënuan nga Said Benrhama (66′), Malick Fofana (82′), Alexandre Lacazette (88′) dhe Mama Balde (90+2′).

Lille mbetet në kuotën e 55 pikëve në pozitën e katërt, me vetëm dy pikë më pak se Bresti i pozitës së tretë, pozitë e cila ia siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Lyoni tani ka 47 pikë dhe renditet i shtati në tabelë.

(Kosova Sot Online )