Andy Ruiz beson se do të triumfojë kundër Anthony Joshuas

  • 02 May 2019 - 14:06
Andy Ruiz beson se do të triumfojë kundër Anthony Joshuas

Tashmë është bërë i ditur edhe kundërshtari i radhës së boksierit, Anthony Joshua.

Andy Ruiz Jr. do të ballafaqohet me britanikun në Madison Square Garden të qytetit të New Yorkut.

Boksieri amerikan me prejardhje meksikane ka folur për mediat duke zbuluar se gjatë gjithë jetës është nënçmuar dhe kjo e inkurajon që të bëhet edhe më i mirë.

“Gjithë jetën time njerëzit më kanë nënvlerësuar, kështu që do të shkoj atje për të fituar të gjitha. Nuk shkoj atje i frikësuar dhe nuk shkoj i nervozuar”.

“Do të shkoj atje si i çmendur dhe të marr atë që më takon”, ka thënë Ruiz, që ka fituar 32 nga 33 meçet në boksin profesionist.

Boksieri 29-vjeçar po synon të bëhet boksieri i parë nga Meksika që fiton titullin e botës në boks në peshën e rëndë.

Ndryshe, Joshua në sirtarin e vetë ka rripat e kampionit të botës në versionet WBA, WBO, IBF dhe IBO.

(Kosova Sot Online)