Ylli i United-in: Transferojeni Ronaldon

  • 02 May 2019 - 14:22
Ylli i United-in: Transferojeni Ronaldon

 

Jesse Lingard dëshiron që Manchester Unitedi ta bëjë gati një ofertë për Juventusin që ta transferojë yllin portugez, Cristiano Ronaldon, gjatë afatit kalimtar të verës. Kthimi i Cristiano Ronaldos në Old Trafford ka qenë temë e përfolur nga mediat botërore pothuajse gjatë çdo afati kalimtar që kur portugezi u largua nga Manchester Unitedi në vitin 2009, për t’iu bashkuar Real Madridit.

Sulmuesi portugez i kaloi gjashtë sezone me Manchester Unitedin mes viteve 2003-2009. Gjatë kësaj kohe, ai e fitoi titullin e Premierligës dhe titullin e parë të Ligës së Kampionëve.

Pasi vendosi që ta sfidojë veten me një përvojë të re, Ronaldo u transferua në Real Madrid. Pas nëntë vjetëve në Spanjë, ai tani i përfaqëson ngjyrat bardhezi për gjigantin italian, Juventusin.

Pasi e siguroi titullin e Serisë A me Juventusin, Ronaldo e bëri të qartë se do të qëndrojë në Juventus edhe për sezonin tjetër, mirëpo kjo gjë nuk e ka ndaluar Lingardin të flasë për mundësinë e transferimit të Ronaldos në Manchester United.

“Do të doja ta transferonim Ronaldon. Ai ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë në botë gjatë dekadës së fundit. Ai ka qenë këtu më parë, kështu që do të përshtatej menjëherë”, ka thënë Lingard.

“Kur isha fëmijë, ishte e pabesueshme ta shihja atë me fanellë të Manchester Unitedit, kështu që në një nivel më personal, do të ishte e mrekullueshme të luaja përsëri me të”.

(Kosova Sot Online)