PSG me ofertë zyrtare për yllin e ri të Ajaxit, Donny Van de Beek

  • 02 May 2019 - 19:37
PSG me ofertë zyrtare për yllin e ri të Ajaxit, Donny Van de Beek

Donny Van de Beek është njëri nga futbollistët më meritor për sukseset e Ajaxit këtë edicion.

Mesfushori që shënoi golin e vetëm në gjysmëfinalen e parë ndaj Tottenham, ka shkëlqyer me fanellën kuqebardh.

Falë formës së shkëlqyer këtë edicion, shumë skuadra të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për të.

Televizioni francez Canal + ka raportuar gjatë ditës së sotme se Paris Saint Germain tanimë ka bërë ofertën e parë për lojtarin. 

Kampionët e Ligue 1 kanë ofruar 50 milionë euro te Ajaxi për yllin holandez.

Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Ajax që po e shqyrton ofertën e parisienëve.

Interesim për mesfushorin ofensivë kanë shprehur edhe Roma, Borussia Dortmund, Milan dhe Arsenal.

(Kosova Sot Online)