Theu një dhëmbë kundër Liverpoolit, për trofe pranon të thyejë edhe shumë të tjerë

  • 03 May 2019 - 17:56
Theu një dhëmbë kundër Liverpoolit, për trofe pranon të thyejë edhe shumë të tjerë

“Theva një dhëmb kundër Liverpoolit, Nuk më vjen keq të vazhdoj t’i thyej nëse vazhdojmë të fitojmë…”, kështu ka thënë të mërkurën mbrëmë  Lenglet, pas fitores së Barcelonës 3-0 në “Camp Nou”.

Për të arritur në final dhe për të fituar trofe, ia vlen të thyesh edhe dhëmbë.

Kështu ka thënë mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet, i cili kishte për detyrë të ruajë Mohamed Salahun dhe ia doli për mrekulli, pasi egjiptiani nuk arriti ta dërgojë topin në portën e Andre ter Stegen në gjysmëfinalen e parë në “Camp Nou”.

Por, nuk kaloi pa pasoja.

“Kam thyer një dhëmb, por nuk është asgjë serioze”, ka thënë Lenglet në një intervistë për Ra dio Monte Carlo.

“Nuk më vjen keq të vazhdoj t’i thyej nëse vazhdojmë të fitojmë…”. 

“Ka qenë e vështirë, sepse duhej të ruaja distancën e duhur për ta markuar. Nuk mund t’i lësh hapësira një lojtari si Salah. Më janë dashur 20 minuta për t’u përshtatur me të dhe të kuptoja se cila ishte mënyra më e mirë për ta mbuluar. Jo i vetëm, por edhe falë ndihmës së shokëve të skuadrës”.

23-vjeçari po shijon një sezon fantastik me Barcelonën dhe është adaptuar menjëherë në skuadër.

Edhe pse sezoni i parë në “Camp Nou”, ai ka arritur t’ia zë vendin mbrojtësit francez, Samuel Umtiti, ky i fundit ka vuajtur shumë këtë sezon me lëndime.

(Kosova Sot Online)