Wenger tregon dy momentet vendimtare në fitoren 3-0 të Barcelonës kundër Liverpoolit

  • 04 May 2019 - 09:09
Wenger tregon dy momentet vendimtare në fitoren 3-0 të Barcelonës kundër Liverpoolit

Wenger mendon se inkuadrimi i Semedos në lojë në pjesën e dytë dhe dëshira e jashtëzakonshme e Messit, ishin momentet më vendimtare të mërkurën në “Camp Nou” që ia dhuruan Barçës fitoren 3-0 kundër Liverpoolit.

Ish-trajneri francez, Arsène Wenger, ka folur për dy momentet më vendimtare në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve, mes Barcelonës dhe Liverpoolit, që u zhvillua në “Camp Nou” dhe përfundoi 3-0 në të mirë të vendasve.

Sipas tij, inkuadrimi në fushë i Nelson Semedos ishte veprim i mençur nga ana e Ernesto Valverdes, teksa momenti tjetër është Messi që sipas Wengerit, kur do argjentinasi të përfundojë punë, e bën siç bëri atë ditë, duke shënuar dy golat e fundit për fitoren 3-0 në ndeshjen e parë.

“Mendoj se ka dy gjëra të rëndësishme që ndodhën në ndeshjen e parë… e para, kur Barca po vuante, Valverde bëri ndryshim të mirë duke inkuadruar në lojë Semedon dhe Roberto luajti më përpara në mesfushë, nga ai moment, Barça dukej më solide në mbrojtje. Dhe tjetra është diçka që e kemi parë shumë shpesh në jetët tona, është Messi. Tashmë e dini, kur zotëri Messi thotë ‘ok, do të shënojmë dhe të përfundojmë punë”, deklaroi Wenger.

(Kosova Sot Online )