Tensione te City

  • 04 May 2019 - 15:22
Tensione te City

Klubi anglez, Manchester City po konsideron vënien në shitje të sulmuesin gjerman, Leroy Sane. Sipas mediumit britanik The Sun, qëndrimi i dobët i gjermanit mund të jetë i mjaftueshëm për ta parë atë duke ia treguar derën në Etihad këtë verë.

Sane ka ende edhe dy vjet në marrëveshjen e tij me Cityn, por përpjekjet e tij për të qenë titullar fiks janë duke e irrituar shumë menaxheri Pep Guardiola.

Ylli gjerman ka filluar vetëm 21 ndeshje në Ligën Premier deri më tani këtë sezon, me Pep që kohëve të fundit ka vendosur të përdorë Bernardo Silvën, i cili ka shkëlqyer.

Marrëdhëniet mes Sane dhe Guardiola mendohet të jenë të tensionuara në kohët kur lojtari po përpiqet të përshtatet me kërkesat e larta të menaxherit të tij.

Guardiola ka qenë i bindur se mund të përdor talentin e Sanes, por me kaq shumë mundësi sulmuese në dispozicion të tij mund të jetë koha për të larguar gjermanin.

(Kosova Sot Online)