“Messi mund të luaj deri në moshën 45 vjeçare”

  • 05 May 2019 - 12:43
“Messi mund të luaj deri në moshën 45 vjeçare”

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu beson që kapiteni Lionel Messi mund të luaj deri në moshën 45 vjeçare.

Argjentinasi që realizoi golin e 600-të me Barcelonën kundër Liverpoolit në Champions League, ka fituar 5 herë topin e artë dhe është favorit për të fituar çmimin e 6-të.

31 vjeçari ka kontratë me Barcelonën edhe 2 vite tjera. “Kur të penzionohet Messi unë nuk do të jem president i Barcelonës, sepse ai do të luaj gjatë. Mendoj që deri në moshën 45 vjeçare mund të luaj futboll” deklaroi presidenti Bartomeu.

(Kosova Sot Online)