Ronaldo: E dua Viniciusin te Valladolidi

  • 09 May 2019 - 18:27
Ronaldo: E dua Viniciusin te Valladolidi

Ronaldo e do Vinicius Juniorin në Real Valladolid. Legjenda e Brazilit, fenomeni Ronaldo, ka konfirmuar dëshirën për ta marrë në formë huazimi talentin 18-vjeçar të Real Madridit, Vinicius Junior.

Vinicius ka shkëlqyer me fanellën e Los Blancos sa herë i është dhënë mundësia, por, për shkak të blerjeve të shumta që Zinedine Zidane mund t’i bëjë gjatë verës – ai mund të ketë më pak hapësira.

Dhe sipas Ronaldos, nëse Reali e Zidane duan ta huazojnë atë për t’u rritur edhe më shumë si lojtar, do ta mirëpriste te klubi i tij, Real Valladolidi.

“Shpresoj ta marrim në Valladolid. S’mund t’ia paguajmë pagën e tij, por nëse Madridi e huazon, do ta mirëpresim. Ai është shumë i talentuar, si Rodrygo. Madridi është përforcuar me shumë lojtarë të rinj”, tha Ronaldo.

(Kosova Sot Online)