Raiola në Barcelonë, trembet Juventusi

  • 10 May 2019 - 18:24
Raiola në Barcelonë, trembet Juventusi

Paraditen e të premtes, referuar asaj që raportojnë kolegët e “France Football” dhe “L’Equipe”, është parë në Barcelonë menaxheri i famshëm, Mino Raiola.

Një prezencë pak a shumë e dyshimtë, duke konsideruar faktin që menaxheri ka mes të asistuarve të tij edhe Matthijs De Ligt, normalisht përveç Paul Pogba.

Kapiteni i Ajax, një objektiv i nxehtë edhe për shumë skuadra të tjerë, mes të cilave edhe Juventus, prej disa javësh është ngjitur në krye të listës së dëshirave për drejtuesit e klubit katalanas. Pikërisht për këtë motiv,vizita e Raiolas në Barcelonë mund të jetë vendimtare.

(Kosova Sot Online)