Bale mund të përfundojë në Kinë me kërkesat që ka

  • 10 May 2019 - 18:50
Bale mund të përfundojë në Kinë me kërkesat që ka

Duket se Gareth Bale do të largohet Real Madrid pasi Zinedine Zidane nuk e sheh si pjesë të ekipit. Largimi i Bale do t’i lehtësonte arkat e klubit, pasi ai fiton 15 milionë euro.

Agjenti i tij, Jonathan Barnett, po kërkon një klub që do t’i ofronte 20 milionë euro, një shumë që shumica e klubeve në Evropë, do të hezitojnë t’i paguajnë për një 30 vjeçar.

Trajneri Tim Sherwood, ka thënë se është e pamundur që ndonjë klub të paguajë këtë shifër. “Mendoj se ka më shumë gjasa që Gareth Bale të shkojë në Kinë se sa të kthehet në Ligë Premier”.

Image

“Nëse ai kërkon të mbajë të njëjtën pagë dhe stil të jetesës që ka në Real Madrid, mendoj se do të duhet të shkojë në Kinë”, ka thënë Sherwood.

Real Madrid ka paguar një rekord botëror prej 101 milion euro për Bale në vitin 2013.

Image

Zidane ka vendosur se Bale nuk ka vend në Madridin për sezonin e ardhshëm edhe pse ka kontratë deri në vitin 2022.

(Kosova Sot Online)