Lucas Moura, lojtari i javës në Champions League

  • 10 May 2019 - 22:58
Lucas Moura, lojtari i javës në Champions League

Lucas Moura ka fituar çmimin “Lojtari i javës në Champions Legaue” pasi e ndihmoi Tottenhamin të kualifikohet në finale.

26-vjeçari, Lucas Moura, do të mbajë mend gjatë natën 8 majit në “Johan Cruijff”, ku shkëlqeu me het-trik kundër Ajaxit.

Ai shënoi tre gola për ta dërguar Tottenhamin në finale të Champions League, dhe bëri paraqitje fantastike.

Për këtë, Moura është shpallur futbollisti i javës, duke lënë prapa dyshen e Liverpoolit, Origi dhe Wijnaldum, që shënuan nga 2 gola në përmbysjen e madhe të Liverpoolit ndaj Barcelonës.

(Kosova Sot Online)