Ronaldo e kritikoi Messin, Alvesi i del në mbrojtje argjentinasit

  • 11 May 2019 - 23:49
Ronaldo e kritikoi Messin, Alvesi i del në mbrojtje argjentinasit

Një ditë je Zot, por pastaj mjafton një ndeshje e dështuar për të të dërguar në ferr. Futbolli i sotëm ecën shumë shpejt dhe pas një eliminimi të shëmtuar edhe jashtëtoksorët mund të përfundojnë në një moment në karrigen e të pandehurit.

Është pikërisht kjo situatë në të cilën ndodhet ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi në ditët e fundit, i kritikuar pas dështimit të ekipit blaugrana në fushën e Liverpool, me përmbysjen e këtyre të fundit në shifrat 4-0 në gjysmëfinalen e Champions League.

Madje edhe Ronaldo Fenomeni është rreshtuar mes atyre që kanë kritikuar Messin, duke theksuar faktin që kur humbet Barcelona, askush nuk fajëson argjentinasin, të cilit i atribuojnë vetëm meritat në rast fitore.

Por vetëm dikush që e njeh nga afër “Pleshtin” nuk është dakord, dhe del në mbrojtje të tij. Dani Alves dhe Messi kanë fituar shumë bashkë dhe braziliani i PSG ka nxituar tu përgjigjet kritikave të mbërritura në adresë të “Pleshtit”.

“Në takimin e parë kundër Liverpool, të gjithë thanë se Messi ishte i jashtëzakonshëm, stratosferik, një jashtëtoksor. Nëse ekziston dikush ndaj të cilit nuk flitet keq, ai është Leo, për atë që jep në fushë dhe jashtë saj”, u shpreh braziliani i PSG. 

“Luan në nivele maksimale prej vitesh. Ky është një sport në skuadër dhe secili duhet të bëj punën e tij në 100%. Vetëm në gold he në tenis fiton individualisht”, reagoi Dani Alves.

(Kosova Sot Online)