Betejë spanjolle për yllin e Ajaxit

  • 14 May 2019 - 18:05
Betejë spanjolle për yllin e Ajaxit

Barcelona dhe Real Madridi do të luftojnë për shërbimet e mesfushorit të talentuar të Ajaxit, Donny van de Beek, sipas Mundo Deportivos.

Holandezi i ka shënuar 17 gola këtë sezon për Ajaxin de ka luajtur rol kyç në ecurinë e mrekullueshme të skuadrës deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Me Frenkie de Jong tashmë lojtar i konfirmuar i Barçës dhe Matthijs de Ligt që pritet t’i ndjekë hapat e tij, gjiganti katalonas shpreson të shënojë het-trik duke ia rrëmbyer tre futbollistë e rinj Ajaxit.

Megjithatë, rivali i përjetshëm, Real Madridi, pritet t’i bëjë konkurrencë të fortë Barçës për shërbimet e 22-vjeçarit.

Image

(Kosova Sot Online)