Sanchez afër kthimin në Itali

  • 15 May 2019 - 16:09
Sanchez afër kthimin në Itali

Alexis Sanchez mund të kthehet në Itali. Sipas "Mirror", Manchester United po kërkon me çdo kush që të largojë kilianin, i cili ka zhgënjyer në këtë sezon. "Djajtë e Kuq" janë të gatshëm ta transferojnë tek Inter-i me formulën e huazimit dhe të paguajnë gjysmën e rrogës së lojtarit: 500.000 sterlina në javë, rreth 28 milionë euro në vit.

Pavarësisht këtyre avantazheve, Inter do të duhej të paguante 14 milionë euro në vit për kilianin. Praktikisht, rroga bruto që ka kërkuar Icardi për të rinovuar. Ish-sulmuesi i Udinese-s do të bëhej lojtari më i paguar i skuadrës, por këto shifra nuk përputhen me planin e Suning për momentin.

(Kosova Sot Online)