Ja cilat janë dy kampionatet që importojnë më së shumë lojtarë nga Amerika Latine

  • 15 May 2019 - 17:34
Ja cilat janë dy kampionatet që importojnë më së shumë lojtarë nga Amerika Latine

Kontinenti evropian është më i lakmuari nga futbollistët e vendeve të Amerikës Latine, si Brazili apo Argjentina, për vet nivelin e lartë që ka ky sport.

Observatori i Futbollit “CIES” ka bërë një studim për këtë fenomen, duke u bazuar te kampionatet profesioniste në kontinentin e vjetër, nga ku rezulton se Premier League është vendi që ka importuar më shumë futbollistë të huaj.

Në fakt, në kampionatin anglez që sapo e mbylli sezonin militojnë 728 lojtarë jo angleze, 139 nga të cilët janë me kombësi nga vendet që përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar: uellsianë, skocezë ose irlandezo-veriorë.

Menjëherë pas Premier League në këtë aspekt pozicionohet Serie A, me 636 futbollistë të huaj në radhët e saj.

Për sa u përket vendeve eksportuese të lojtarëve, në krye qëndron Brazili me 1.330 futbollistë që kanë kaluar në kontinentin evropian, ndërkohë që surprizën e bën Franca me 867 lojtarë të eksportuar në drejtim të kampionateve të tjera evropiane, duke lënë në vendin e tretë Argjentinën me 820 lojtarë të transferuar në klubet evropiane.

(Kosova Sot Online)