Guardiola: “Barcelona të jetë e qetë, s’jemi të interesuar për Griezmannin”

  • 17 May 2019 - 18:21
Guardiola: “Barcelona të jetë e qetë, s’jemi të interesuar për Griezmannin”

Guardiola ka bërë të ditur se s’do të hidhen në sulm për Antoine Griezmann.

Griezmann ditë më parë lajmëroi se do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit dhe Barcelona mbetet në pole pozicion për të nënshkruar me 28-vjeçarin, teksa janë përmendur edhe klube si PSG, Real Madrid e Manchester City.

Por, pas PSG-së, që e mohoi se do të tentojnë ta transferojnë Griezmannin, ka reaguar edhe Pep Guardiola.

Trajneri i Manchester City ka thënë “Barcelona le të jetë e qetë, nuk jemi të interesuar në Griezmannin sepse s’mund ta transferojmë”.

Griezmann është pjesë e Atletico Madrid që nga viti 2014.

Ai ka bërë 256 paraqitje për ekipin e Diego Simeones në këto pesë sezone dhe ka shënuar 133 gola. 

(Kosova Sot Online)