Talenti i Ajax në Premierligë

  • 17 May 2019 - 20:22
Talenti i Ajax në Premierligë

Chelsea është gati të paguajë 40 milionë stërlina për të afruar në Premier League sulmuesin 22-vjeçar brazilian të Ajax, David Neres. Ky i fundit ka një kontratë deri në vitin 2022 me kampionët e Holandës, por mund të largohet në fund të sezonit, pasi ka shumë kërkesa.

Sipas “Daily Mail”, objektivi parësor i Chelsea ishte Luka Jovic, por ai zgjodhi të luajë me Real Madrid. Në këtë mënyrë, “blues” kanë nisur të interesohen për talentin e Ajax.\

Gjithsesi, çdo lëvizje në merkaton e skuadrës londineze do të bëhet pasi të merret vendimi për merkaton, pasi Chelsea rrezikon një dënim.

Për Chelsea nuk ka për të qenë aspak e lehtë, pasi për Neres janë interesuar edhe Paris Saint Germain, Liverpool dhe Arsenal. Ndaj ka për të qenë një garë e fortë.

Chelsea shpreson ta fitojë këtë garë për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë me menaxherët e lojtarit, Giuliano Bertolucci dhe Kia Joorabchian, që janë edhe menaxherët e David Luiz.

(Kosova Sot Online)