Dy gola të shpejtë në ndeshjen Bayern – Frankfurt

  • 18 May 2019 - 16:49
Dy gola të shpejtë në ndeshjen Bayern – Frankfurt

Bayern Munichu është duke fituar me rezultat 2:1 kundër Eintracht Frankfurtit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin Allianz Arena, në kuadër të xhiros së fundit të këtij sezoni të Bundesligës.

Në minutën e 50-të të ndeshjes, Sebastian Haller përfitoi nga një rrëmujë në zonën e portierit të Bayernit dhe e shënoi golin që e barazoi rezultatin në 1:1.

Vetëm dy minuta më vonë, David Alaba e dërgoi përsëri Bayernin në epërsi.

Bayernit i mjafton edhe barazimi për ta fituar titullin e kampionit, megjithatë disfata mund të bëjë që titullin ta marrë Dortmundi, që aktualisht po fiton kundër Monchengladbach.

(Kosova Sot Online)