Kjo është shuma e parave që fitoi Wilderi pas meçit me Breazeale

  • 19 May 2019 - 13:19
Kjo është shuma e parave që fitoi Wilderi pas meçit me Breazeale

Deontay Wilder mposhti Dominic Breazeale në New York në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, por sa para fitoi ai nga ky meç?

Boksieri amerikan i njohur si ‘Bombarduesi i Bronztë” e ka nokautuar Breazealen që në raundin e parë.

Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda e ka mbrojtur titullin e tij duke e përfunduar brenda vetëm dy minutave përballjen me sfiduesin e detyrueshëm.

Kjo fitore e Wilder nuk pati vetëm vlerën e mbrojtjes së titullit të WBC-së, por ishte e mirë edhe në aspektin financiar për amerikanin.

Sipas Dan Rafael të rrjetit të madh televiziv ESPN, Wilder do të fitojë shumë më tepër se homologu nga kjo përballje.

Pas kësaj fitore, Wilder thuhet se ka futur në xhepin e tij plot 11 milionë euro.

Breazeale, ndërkohë, do nga kjo përballje do të fitojë vetëm 1.4 milion euro.

Wilder thuhet se për luftën ndaj Anthony Joshuan po kërkon shumë më tepër, një fitim prej 100 milionësh.

(Kosova Sot Online)