Plisat urojnë Feronikelin, të zhgënjyer me lojtarët e tyre

  • 19 May 2019 - 23:25
Plisat urojnë Feronikelin, të zhgënjyer me lojtarët e tyre

Albert Kastrati ka reaguar ashpër ndaj futbollistëve pas humbjes nga Feronikeli, sipas të cilit – ata se meritojnë ta veshin fanellën e Prishtinës.

Në “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli priti të dielën Prishtinën, ndeshje vendimtare për titullin e kampionit. Vendasit edhe me barazim shpalleshin kampion, derisa mysafirëve iu duhej fitorja.

Por, Feronikeli, që ka qenë fantastike gjatë gjithë sezonit, ia doli të fitojë edhe këtë përballje direkte, duke rrëmbyer titullin për herë të tretë në histori.

Pas takimit, ka reaguar kryetari i tifo grupit “Plisat”, Albert Kastrati, teksa ka uruar Feronikelin për titullin.

“Lojtarët e Prishtinës sot nuk kanë luajt për qytetin, për Plisat, por as për veti, nuk e meritoni me vesh ‘fanellën’ e Prishtinës. Urime Feronikelit”, shkroi Kastrati në Facebook.

(Kosova Sot Online)