Ylli i Juves do të operohet nesër
Sezoni i mbrojtësit portugez të Juventusit, Joao Cancelo, përfundon një javë para mbylljes së Serie A. Siç është raportuar këtë të hënë nga faqja zyrtare e klubit bardhezi, mbrojtësi ka pësuar dëmtim gjatë ndeshjes kundër Atalantës.
Më konkretisht, ai ka thyer kockën e hundës. Për pasojë, do të operohet të martën, siç komunikohet nga vetë “Zonja e Vjetër”:
"Nesër, Joao Cancelo do t'i nënshtrohet një operacioni për të rregulluar thyerjen e kockave të hundës. Këtë dëmtim e pësoi dje, gjatë ndeshjes, në një përplasje të ashpër.
Pas festës së titullit, ekipi ka katër ditë pushim, të dhëna nga trajneri Allegri. Duke pasur parasysh se ndeshja e fundit e kampionatit do të luhet kundër Sampdoria, në “Marassi”, ekipi do ta rifillojë trajnimin të premten në mëngjes".
(Kosova Sot Online)