Piatek: E dua vetëm Ligën e Kampionëve

  • 21 May 2019 - 11:34
Piatek: E dua vetëm Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek, nuk ka pranuar të flasë për të ardhmen e tij, vetëm ka thënë se shpreson që të luajë në Ligën e Kampionëve.

Polaku Krzysztof Piateku i dha fund ecurisë prej pesë ndeshjeve pa gol të dielën, duke i ndihmuar Milanit ta fitojë me rezultat 2:0 përballjen me Frosinonen. Kjo fitore bën që Milani të ketë shpresa për kualifikim në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve deri në xhiron e fundit.

“Ndihem më mirë, kam shënuar dhe jam i lumtur edhe pasi që fituam. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Piateku për Sky Sports Italia.

“Ne jemi vetëm një pikë prapa Interit dhe Atalantas, kështu që gjithçka është e mundur. Por, së pari, ne duhet ta mposhtim SPAL-in”.

“Ne po shpresonim për një fitore të Juventusit, por ishte vetëm barazim. Kjo është një periudhë e vështirë për ne, por shpresojmë se do të fitojmë kundër SPAL-it dhe se rezultatet e tjera do të shkojnë ashtu siç na duhen”.

“Ne besojmë në kualifikimin për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Ishte e vështirë të mendoja se do t’i shënojë 30 gola në sezonin tim të parë këtu, pasi erdha nga Polonia”.

“Ishte e paimagjinueshme. Nuk po mendoj për të ardhmen time për momentin, jam vetëm i përqendruar te ndeshja e radhës. Shpresoj se do të luajë në Ligën e Kampionëve. Në këtë mënyrë, gjithçka do të jetë e përsosur”.

(Kosova Sot Online)