Chelsea emëron legjendën e klubit në vend të Sarrit

  • 21 maj 2019 - 11:53
Chelsea emëron legjendën e klubit në vend të Sarrit

Drejtuesit e Chelseat tashmë kanë vendosur ta shkarkojnë Maurizio Sarrin nga pozita e trajnerit në fund të këtij sezoni dhe në vend të tij ta emërojnë Frank Lampardin, sipas Sky Sports Italisë.

Trajneri i Derby Countyt, Frank Lampard, ka qenë i përfolur për një kthim në Stamford Bridge që kur e filloi karrierën si trajner në Pride Park këtë sezon.

Gazetari i famshëm sportiv, Gianluca Di Marzia, që punon për Sky Sports Italia, tani pretendon se Chelsea ka vendosur ta shkarkojë Sarrin, pas vetëm një sezoni, dhe ta emërojnë legjendën Lampard në pozitën e trajnerit.

“Klubi tashmë ka vendosur ta ndryshojë trajnerin dhe ta emërojë Lampardin”, shkruan Di Marzio.

Lampardi është duke e shijuar një sezon fantastik në drejtimin e Derby Countyt, të cilët mund të arrijë edhe t’i promovojë në Premierligë për sezonin e ardhshëm.

Image

Derby do të përballet me Aston Villan në finalen e play-offs të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli, të hënën.

Në anën tjetër, drejtuesit e Juventusit tashmë thuhet se i kanë kontaktuar përfaqësuesit e, pasi që ata besojnë se italiani mund të jetë personi i duhur për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin.

E ardhmja e Sarrit në Chelsea është ende e dyshimtë, pasi që ai e ka pasur të vështirë ta përmirësojë marrëdhënien e tij me tifozët e klubit, pasi ishte fishkëllyer dhe kritikuar shumë herë gjatë këtij sezoni debutues të tij në Angli.

Ai vendosi të mos i duartrokasë dhe të mos i përshëndetë tifozët në dy ndeshjet e fundit, ku është vërejtur numri i ulët i të pranishmëve në stadium. Tifozët janë të irrituar edhe me stilin e lojës të Sarrit.

(Kosova Sot Online)