Del Bosque i mbron klubet spanjolle pas dështimit në Evropë

  • 22 May 2019 - 08:48
Del Bosque i mbron klubet spanjolle pas dështimit në Evropë

Përkundër që skuadrat e La Ligës kanë dështuar në Evropë këtë sezon, ish-trajneri i ekipit kombëtar të Spanjës, Vicente del Bosque, e ka mbrojtur suksesin e klubeve nga vendlindja e tij.

Që të dyja finalet evropiane këtë sezon përbëhen nga vetëm klube angleze, pasi që Liverpooli dhe Tottenhami do të takohen në Ligën e Kampionëve, ndërsa Chelsea dhe Arsenali do të shtyhen për kurorën e mbretit të Ligës së Evropës

Ish-trajneri i Spanjës dhe Real Madridit, Del Bosque, u doli në mbrojtje klubeve spanjolle, duke e theksuar rekordin e tyre në Evropë gjatë kohës së fundit.

Real Madridi ose Barcelona i kanë fituar pesë titujt e fundit të Ligës së Kampionëve, ndërsa Atletico Madridi ose Sevilla i kanë marrë me vete katër nga pesë trofetë e fundit të Ligës së Evropës.

“Epo, nëse i keni shikuar 20 vjetët e fundit, klubet spanjolle i kanë fituar 50 për qind të titujve të Ligës së Kampionëve”, tha Del Bosque të martën.

“Gjithashtu, ne kemi pasur paraqitja shumë të mirë të Sevillas dhe Atletico Madridit, që e kanë fituar titullin Ligën e Evropës”.

“Villarreali, Deportivo La Coruna dhe të tjerët kontribuuan në një hegjemoni të mrekullueshme të futbollit spanjoll në dekadat e fundit”. 

(Kosova Sot Online)