Kush janë Ibrahim Dresheviq dhe Ylldren Ibrahimaj, dy futbollistët e ri të Kosovës

  • 22 May 2019 - 12:59
Kush janë Ibrahim Dresheviq dhe Ylldren Ibrahimaj, dy futbollistët e ri të Kosovës

Ibrahim Dresheviq dhe Ylldren Ibrahimaj kanë qenë dy emrat befasues në listën e Bernard Challandes për dy duelet e radhës të Kosovës na muajin mars ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Ibrahim Dresheviq është i lindur më 24 janar të vitit 1997 në Suedi nga dy prindërit shqiptarë nga Mali i Zi. Karrierën e ka nisur te ekipi lokal Norrby për të kaluar më pas te Elfsborg ku për tri vite pati 31 paraqitje.

Image

Aktualisht Dresheviq është pjesë e skuadrës holandeze Heerneven.

Ai ka qenë pjesë e kombëtares suedeze për grupmoshat U17 dhe U19. Ylldren Ibrahimaj, mesfushori 23 vjeçarë për të mbuluar mungesën e Hekuran Kryeziut

Image

Ai ka lindur më 24 dhjetor të vitit 1995 në Arendal të Norvegjisë. Karrierën e ka nisur te akademia IK Grane për ta kaluar më pas Arendal në futbollin profesionist.

Ibrahimaj aktualisht është pjesë e ekipit Viking që bën gara në Divisionin e Parë në Norvegji, me ç’rast në 14 paraqitjet e fundit ka realizuar 4 gola.

Dy ardhjet e reja të Challandes janë shoqëruar edhe me afrimin e bujshëm të Florent Hadërgjonajt, i cili është ftuar për herë të parë të luaj me Kosovën.

(Kosova Sot Online)