Telashe për presidentin e PSG, akuzohet për korrupsion

  • 23 May 2019 - 12:29
Telashe për presidentin e PSG, akuzohet për korrupsion

 

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi është vënë sërish në pozicion të vështirë, teksa këtë herë akuzohet për dhënie ryshfeti. Bëhet fjalë për Botërorin e Atletikës 2019, që do të zhvillohet në Doha të Katarit. Sipas akuzës së ngritur ndaj sheikut, ai do të gjykohet për “korrupsion aktiv”, për faktin se dyshohet se në vitin 2017 ai i ka dhënë 3.1 milionë euro Lamine Diack, ish-President i Federatës

Ndërkombëtare të Atletikës, që Katari të kishte përparësi në përzgjedhjen e vendit organizator të Botërorit 2019.

Al-Khealifi ka qenë në statusin e dëshmitarit në këtë çështje, ndërsa i pyetur nga mediet avokati Francis Szpiner ka mohuar këto akuza në drejtim të klientit të tij.

(Kosova Sot Online)