Ja si turpërohet ylli i Anglisë në stërvitje

  • 23 May 2019 - 15:41
Ja si turpërohet ylli i Anglisë në stërvitje

 

Nathan Redmon ka marrë një mirëseardhje të ngrohtë në momentin e kthimit te kombëtarja e Anglisë, por ka përjetuar një moment për t'u harruar.

Sulmuesi i Southampton, i cili është bashkuar me skuadrën e Gareth Southgate të martën, ka qenë protagonist i një aksidenti qesharak gjatë një seance stërvitore.

Shoku i tij i kombëtares, Jesse Lingard, është siguruar që Redmon të mos e harrojë incidentin e sikletshëm, duke postuar një video në Instagram të momentit kur Rdemond pengohet dhe rrëzohet nga një portë.

Ylli i United ka shkruar: "Instagram je në rregull vëlla", të shoqëruara me tetë emoji që qeshin..

(Kosova Sot Online)