Challandes: “Muriqi, Rashica dhe Zeneli kanë qenë të shkëlqyer”

  • 25 May 2019 - 08:34
Challandes: “Muriqi, Rashica dhe Zeneli kanë qenë të shkëlqyer”

Challandes ka vetëm fjalë të mira para ndeshjeve me Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Pas barazimit në mars me Bullgarinë, Kosova vazhdon ëndrrën drejt “Euro 2020” me dy sfida tjera në qershor.

“Dardanët” do të përballen sërish me Bullgarinë, e po ashtu edhe me Malin e Zi.

Për këtë takim, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka në super formë treshen sulmuese, Milot Rashica, Arbër Zeneli dhe Vedat Muriqi.

Rashica e mbylli sezonin në Gjermani me 12 gola e 6 asiste, Muriqi shkëlqeu në Turqi me Rizesporin duke shënuar 17 gola dhe ka dhuruar edhe 9 asiste, kurse Arbër Zeneli, e mbylli sezonin 2018/19 me 7 gola e 14 asiste për dy klube (Heerenveen & Reims).

Para ndeshjeve të qershorit, tekniku zviceran patri vetëm fjalë të mira për treshen sulmuese, por natyrisht, do të ketë kokëdhembje për të sepse Hekuran Kryeziu do të mungojë për shkak të një dëmtimi të rëndë, kurse Valon Berisha nuk është i përgatitur fizikisht – çka do të thotë se mesfusha është problemi kryesor për Challandes.

“Rashica-Muriqi-Zeneli ? Jam i lumtur me një pjesë të lojtarëve, po bëjnë shumë mirë në gjysmën e dytë të sezonit. Muriqi, Rashica dhe Zeneli kanë qenë të shkëlqyer. Por kemi edhe dëmtime dhe duhet të shoh kush është gati. Stërvitjen me ekipin janë të rëndësishme për ta parë diçka të tillë”, deklaroi Challandes. 

(Kosova Sot Online)