Varroset me nderime të larta legjenda Niki Lauda

  • 29 May 2019 - 14:06
Varroset me nderime të larta legjenda Niki Lauda

 

Niki Luada vdiq javën e kaluar në moshën 70-vjeçare, pas një karriere tejet të suksesshme si vozitës i Formula 1 dhe si biznesmen.

Funerali i Laudas u mbajt në katedralen St. Stephen’s në vendlindjen e tij, Vienë të Austrisë, mëngjesin e së mërkurës. Qindra persona ishin të pranishëm, në mesin e tyre edhe shumë yje të Formula 1.

E veja e Niki Laudas, Birgit Lauda, 40-vjeçare, e vendosi njërën nga helmetat e legjendës së Formula 1 mbi arkivol. Birgit dhe dy djemtë e saj me Ludan, Mathias dhe Lucas, lanë edhe lule dhe fotografi mbi arkivol.

Qindra tifozë ishin rreshtuar jashtë katedrales për orë të tëra, ndërsa më vonë edhe atyre iu lejua hyrje brenda në katedrale.

Fotografitë tregojnë se edhe një numër i madh i legjendave të Formula 1 ishin të pranishëm, si Alan Prost, Lewis Hamilton, Nico Rosberg dhe David Couthard.

Pasi u pensionua nga karriera e tij për herë të dytë, Lauda u interesua më shumë linjën e tij për udhëtime me aeroplanë, Lauda Air, të cilën e kishte krijuar në vitin 1985.

Pikërisht përmes kësaj kompanie të tij, Lauda e takoi Birgitin, e cila në atë kohë punonte si stjuardesë. Dyshja e filloi lidhjen në vitin 2004 dhe më pak se një vit më vonë, jeta e Laudas ishte në rrezik për jetë për shkak të veshkës.

Lauda ia kishte kërkuar njërën veshkë djalit nga martesa e tij e parë, mirëpo mjekët i kishin thënë se trupi i tij nuk do ta pranonte atë veshkë. Pas kësaj, Birgiti kishte insistuar që edhe ajo të testohet nëse mund t’ia dhurojë veshkën dhe mjekët e kishin aprovuar këtë herë.

Tre vjet pas transplantit, dyshja u martua larg syrit të publikut dhe ceremonia e tyre zgjati vetëm shtatë minuta, sipas gazetës gjermane, BILD.

Austriaku ishte 59-vjeçar në atë kohë, ndërsa Birgit sapo i kishte mposhtur 29 vjet. Dyshja qëndruan të martuar deri në vdekjen e Laudas dhe u lindën edhe by binjakë, Max dhe Mia, në vitin 2009.

Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)