Çfarë sezoni i suksesshëm! Inter dyfishon të ardhurat

  • 30 May 2019 - 22:09
Çfarë sezoni i suksesshëm! Inter dyfishon të ardhurat

Pas shumë viteve që është sanksionuar nga Fair Play Financiar, më në fund ka lajme të mira për sa i përket aspektit ekonomik të Inter.

Këtë javë bordi drejtues ka zbuluar të ardhurat të cilat kryesisht janë nga sponsorët dhe të drejtat televizive. Football and Finance raporton se ziaktlrit kanë një fitim 229.96 milionë euro, plot 46% më tepër se vitin e kaluar.

Të ardhurat nga sponsorët janë rritur nga 60 milionë euro në 90 milionë euro (+52%), ndërsa të drejtat televizive janë rritur nga 96 milionë euro në 138 milionë euro (+43.88%), mbi të gjitha falë pjesëmarrjes në Champions League.

Në prag të inventarit që do të mbyllet më 30 qrshor, Inter ka bërë një hap të madh përpara dhe rritja pritet të vazhdojë edhe në sezonin e ardhshëm. ”.

(Kosova Sot Online)