Joshua me fjalë shqetësuese e pyet trajnerin pas rundit të 6-të: Përse po ndihem kështu?

  • 03 June 2019 - 12:15
Joshua me fjalë shqetësuese e pyet trajnerin pas rundit të 6-të: Përse po ndihem kështu?

Goditjet e shpejta dhe të pandërprera të Andy Ruiz Jr e kishin shushatur aq fortë Anthony Joshuan, saqë boksieri britanik nuk ishte më në gjendje t’i kuptonte as ndjenjat e veta pas rundit të gjashtë.

Në njërën prej tronditjeve më të mëdha në kategorinë e rëndë të boksit, Ruiz Jr e mposhti Anthony Joshuan për tre titujt e botës në kategorinë e rëndë, JBF, WBO dhe WBA, të dielën në mëngjes në Shtetet e Bashkuara.

Ruiz, i cili i ka 33 fitore, prej të cilave 22 me nokaut, dhe një humbje në karrierën e tij, erdhi në këtë pozitë që ia ndryshoi jetën vetëm për shkak se kundërshtari i vërtetë i Joshuas, Jarrel Miller, u suspendua pasi doli pozitiv në testet e dopingut.

 

Ruiz u bë boksieri i parë me prejardhje meksikane që e fiton titullin e botës në kategorinë e rëndë.

Joshua e puthi dyshemenë dy herë në rundin e tretë, por kah rundi i gjashtë, ai kishte filluar të rridhte gjak nga hunda. Por, 29-vjeçari kishte filluar të pësonte probleme psikologjike kah rundi i pestë, kur e kishte pyetur trajnerin e vet Rob McCarcken: “Cili rund është?”

Pas rundit të gjashtë, Joshua me fjalë shumë shqetësuese e pyet trajnerin: “Përse po ndihem kështu?”

Joshua nuk qe në gjendje t’iu bëjë ballë më goditjeve të meksikanit, pasi vetëm një rund më vonë, gjyqtari e ndërpreu meçin duke parë gjendjen e britanikut që ra në dysheme edhe dy herë të tjera në fillim të rundit të shtatë.

(Kosova Sot Online)