Prishtina nis me rinovime

  • 03 June 2019 - 16:08
Prishtina nis me rinovime

Negociatat ndërmjet presidentit te klubit Remzi Ejupi dhe dy futbollistëve me përvojë, Diar Miftaraj dhe Ahmet Haliti kanë përfunduar shpejtë dhe pozitivisht. Dy futbollistët kanë vendosur t’i qëndrojnë besnik skuadrës dhe sot kanë nënshkruar kontratën për vazhdimin e qëndrimit në Prishtinë.

Ahmet Haliti, 30 vjeç, i lindur më 01.10.1990, qendërmbrojtësi me përvojë, në edicionin e sapo përfunduar ka regjistruar 21 paraqitje me Prishtinën, ndërsa ky do të jetë viti i tretë me Prishtinën, i dyti rresht. Për dy sezone sa ka qëndruar në Prishtinë ka regjistruar 46 paraqitje.

Image

“Edhe pse kisha disa oferta nga vendi, por edhe nga Shqipëria, vendosa të vazhdoj me Prishtinën pasi që ram dakord për kushtet financiare dhe sigurisht plasmani në Evropa Ligë ishte motiv shpresë”, ka thënë Haliti me rastin e nënshkrimit të vazhdimit të kontratës.

“Së pari jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshje me klubin më të madh në vend çka për mua është nder të vazhdoj me bartë fanellën e këtij klubi. Normalisht premtoj angazhim maksimal në çdo ndeshje dhe shpresojmë që këtë vit të sjellim titullin në Prishtinë, sepse këtë trofe e meritojmë e meritojmë të gjithë, nga i pari i klubit kryetari Ejupi, tifozët “Plisat” që nuk kanë rresht së përkrahuri në çdo ndeshje dhe çdo adhuruesi tjetër të Prishtinës. Por, duhet pranuar, njëra ndër arsyet kryesore që më kanë bindur të qëndroj në Prishtinës pa dyshim është puna me një trajner të madh siç është Mirel Josa dhe më gëzon shumë fakti që do të vazhdojmë të punojmë me të”, ka thënë mesfushori, Miftaraj.

(Kosova Sot Online)