Juventusi hedh “grepat” te Barcelona, “Zonja” gati të rrëmbejë yllin brazilian

  • 03 June 2019 - 20:02
Juventusi hedh “grepat” te Barcelona, “Zonja” gati të rrëmbejë yllin brazilian

Juventusi nuk ka zgjedhur ende trajnerin e ri, por drejtuesit e skauterat kanë nisur punë dhe për të rinovuar skuadrën, për sezonin që vjen.

“Daily Mail”, bën me dije se Juventusi është duke vëzhguar lojtarin e Barcelonës, Filipe Kutinjo. Brazialiani u ble me bujë nga Liverpuli, janarin e vitit të kaluar, por në asnjë moment nuk ka bindur në Katalunjë.

Kutinjo është një lojtar që bën një punë të shkëlqyer duke lidhur mesfushën me sulmin dhe ka aftësi shumë të mira para portës. 

Nga ana tjetër kjo media bën me dije se në garë për të, janë dhe PSG-ja me Çelsin. Francezët duken favorit, pasi Çelsi deri tashmë është me merkaton e bllokuar nga FIFA.

Përpara se Juventusi të blejë Kutinjon duhet të shesë lojtarë, por mbetet të shihet me interes se çfarë do të ndodhë gjatë verës.

(Kosova Sot Online)