Van Gal “punon” kundër Barcelonës: De Ligt do të përshtatej shumë mirë te…

  • 04 June 2019 - 15:44
Van Gal “punon” kundër Barcelonës: De Ligt do të përshtatej shumë mirë te…

Ish-trajneri i Barcelonës dhe kombëtares holandeze, Luis Van Gal, ka dhënë një intervistë për “Fox Sport”.

Holandezi i ka dhënë një këshillë  të re qëndërmbrojtësit të Ajaksit, Matijs De Ligt. Ai  e ka këshilluar të shkojë në Angli te Siti, duke tradhëtuar kështu Barcelonën. 

“Unë mendoj se De Ligt përshtatet shumë mirë te Mançster Siti. Kompani tani u largua dhe Otamendi lë për të dëshiruar. Do të dëshiroja ta shihja si partner me Laporten. Ai mund t shkojë në “Kamp Nou”, pasi Barcelona ka nevojë për një qendërmbrojtës. Gjithsesi mendoj se mund të luajë më shumë te Siti me Guardiolën, do ishte për të si Mesi dikur”, kanë qenë fjalët e Van Gal.

(Kosova Sot Online)

(Kosova Sot Online)