Publikohet libri “Trajnimi mental në futboll”

  • 05 June 2019 - 18:08
Publikohet libri “Trajnimi mental në futboll”

Gjatë ditës së sotme në amfietarin e Biblotekës Kombëtare është promovuar libri Trajnimi në mental në futboll i autorit Fetah Veliu.

Në këtë promovim morën pjesë figura të shquara, ku në mesin e tyre ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Hasani e çmoi lartë punën e bërë nga autori i librit, duke ditur se Fetah Veliu disa herë ka qenë pjesë e kurseve trajnuese si ligjërues të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

“Normalisht arsyeja e takimit sot është miku im Fetah Veliu, i cili vjen me librin e pestë pas katër librave, por tani në një fushë pak më interesante, në një fushë të trajnimit mental në futboll… Kontribut i cili s’përfaqet edhe me punën e tij drejtpërdrejtë në teren, por sidomos me kurajo, guximin, dijen vullnetin që këtë eksperiencë, këtë përvojë të tijen jetësore ta vej edhe në letër. Besoj që shumëkush prej nesh ka se çfarë të thotë e ka atë përvojën e vet dhe duke ju shikuar ju i takon fushës së sportit, do të thotë që pa dyshim kem se çka me çit në letër por sikur na mungon një kurajo, na mungon një vullnet”, u shpreh ai.

Ndërkohë që i pranishëm ishte edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Abaz Kosumi i cili u shpreh tejet falenderus ndaj autorit, pasi që sipas tij ky libër do të ju shërbejë shumë trajnerëve për ti përgatitur lojtarët sa më mirë mentalisht për një aktivitet sportiv.

“Ky trajnim paraqet vullnetin psikologjik me qëllimet e avancimit të aftësive të caktuara në sport, përkatësisht në futboll. Këtu autori tregon me hollësi rolin e trajnimit mental me të cilin personi paraqet aftësitë e tija, realizimin e detyra të dhëna si dhe organizimin e ndeshjeve të futbollit. Autori në këtë libër ju ofron lexuesve të interesuar rreth themelimit të njohurive të tij sportive në konceptin e tij të lartë shkencor të trajnimit mental në sport”, pohoi Kosumi.

Autori i librit, Fetah Veliu falënderojë të gjithë kontribuuesit që i kanë qëndruar afër gjatë tërë kohës deri tek publikimi i librit, ndërkaq që potencoi se libri i radhës do të publikohet sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Por çka është me rëndësi është se ky është një komponim një program të cilin nuk e ka vendet përreth, nuk e kanë mund të them organizatat sportive për rreth në vendet të cilat na rrethojnë. Neve na vyen një personazh një sportist i cili kur hyn në gara duhet të jetë i ngritur i motivuar, truri i tij duhet të jetë në funksion, por për me qenë në këtë nivel psikologjik ne e kemi sjell programin tonë e kemi sjellë ushtrimet mentale të cilat e bëjnë një sportist të ngritët lartë para një gare. Të ngritët lartë me një punë aktivitet, ushtrim, në futboll, sport, teknik, aktivitet fizik atyre taktike. Po ju them këto tri komponent në aktivitet sportiv janë të drejtuar nga qendrat themi psikologjike në tru”, tha ndër tjerash Veliu.

Kujtojmë që ky është libri i pestë me radhë i autorit të njëjtë, i cili më parë ka publikuar librat si: Organika Teknike në Futboll, Organika Taktike në Futboll, Futbolli i Avansuar dhe Futbolli për Grupmoshat e reja.

(Kosova Sot Online)