Momenti prekës kur djali i tenistit bëri të qajë babanë, kundërshtarin dhe publikun

  • 06 June 2019 - 19:40
Momenti prekës kur djali i tenistit bëri të qajë babanë, kundërshtarin dhe publikun

Lotët e trishtimit të Nicolas Mahut u kthyen në gëzimi në Franch Open pasi djali i tij shtatëvjeçar Natanel vrapoi në fushë për ta mbështetur pasi humbi një ndeshje me tre sete.

Veterani francez i tenisit, i renditur në vend të 252-të në botë, nuk arriti të kualifikohej në 1/8-at e kompeticionit, ku e priste Roger Federer, pas disfatës ndaj Mayer të premten e kaluar.

Megjithatë, Mahut mori mbështetjen morale të djalit Natanel, duke e mbyllur evenimentin e këtij viti në një mënyrë të bukur.

Djaloshi ka lënë të gjithë spektatorët me lot në sy, ndër ta edhe kundërshtarin e të atit, argjentinasin Mayer.

“U emocionova shumë kur e pashë në fushë,” shprehet Mahut për mediet. “Ai vjen kur fitoj, por edhe kur humbas. Shumë emocione. Lodhja e ndeshjes. I gjithë trupi më dhemb sot.

Më në fund ndeshja mbaroi dhe ai vjen për të më ngushëlluar. Normalisht ai është qaramani dhe unë jam ai që e ngushëlloj, por sot ndodhi e kundërta. Shumë prekëse.”

(Kosova Sot Online)