Ozili feston martesën duke i shëruar një mijë fëmijë

  • 07 June 2019 - 09:24
Ozili feston martesën duke i shëruar një mijë fëmijë

Ky sezon ka qenë mjaft i vështirë për Arsenalin pasi që klubi londinez mbeti jashtë Ligës së Kampionëve për të tretin sezon radhazi. Mirëpo, Mesut Ozili e ka dëshmuar se ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa futbolli me veprimin e tij para dasmës.

Mesfushori gjerman me origjinë turke ka zbuluar se ai dhe e fejuara e tij, Amine Gulse, do të paguajnë për trajtimet e një mijë fëmijëve që kanë nevojë për mjekim.

“Shumë tifozë më kanë pyetur, të afërmit dhe shokët për dëshirat tona para dasmës së nesërme. Si futbollist profesionist, unë jam në një pozitë të privilegjuar dhe jam me shumë fat”, shkruan Ozili.

“Megjithatë, unë i ftoj të gjithë ata që kanë vullnet dhe mundësi për të ndihmuar ta mbështesin një projekt të veçantë, me të cilin jemi të lidhur që të dy dhe që organizohet nga BigShoe”.

“Amine dhe unë do t’i paguajmë të gjitha shpenzimet për operacionet e një mijë fëmijëve në nevojë. Do të isha i lumtur nëse si shtesë, edhe shumë trajtime të tjera kudo në botë të paguheshin”.

BigShoe punon me gjermanin dhe mjekë zviceranë për t’u dhuruar fëmijëve në nevojë operacione që do t’ua përmirësojnë në mënyrë drastike jetën.

Ozili ka punuar me ta për të ofruar operacione për fëmijë në Brazil dhe Rusi, gjatë Kampionateve Botërore të kaluara.

(Kosova Sot Online)