Mbyllet ndeshja, Mali i Zi – Kosova 1:1

  • 07 June 2019 - 20:39
Mbyllet ndeshja, Mali i Zi – Kosova 1:1

Ka nisur ndeshja e shumëpritur ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës e cila po zhvillohet në Podgoricë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Kjo ndeshje po zhvillohet pa praninë e shikuesve, derisa çuditërisht ka sjell shumë telashe për ekipin vendas, kjo pas ndërhyrjes së shtetit serb i cili ka ndikuar tek lojtarët dhe trajneri që kanë prejardhje nga Serbia të mos luajnë në këtë ndeshje.

Gjithsesi, shpresohet se gjithçka të ketë rrjedhë normale dhe në një paraqitej të mirë të Kosovës.

Të kujtojmë se Kosova ka zhvilluar një ndeshje në këtë grup dhe ka një pikë, ku ka luajtur baras me Bullgarinë 1:1, ndërsa Mali i Zi gjithashtu ka një pikë por ka dy ndeshje të zhvilluara, me Bullgarinë (1:1) dhe është mposhtur nga Anglia me rezultat 5:1. 

Komenti Live:

Mbyllet ndeshja, Kosova barazon me Malin e Zi me rezultat 1:1, edhe pse në bazë të rasteve e ka merituar fitoren. Kjo është pika e dytë në kualifikimet për Evropian, pasi në dy ndeshje ka luajtur baras. Ndeshje e tretë Kosova e luan ndaj Bullgarisë pas tri dite në Sofje.

Min 82’, Rrahmani gjuan bukur me kokë por topi nuk e gjen cakun.

69’ Barazon Mali i Zi, Mugosha ka shënuar 1:1

65’ Aliti qëllon shtyllën, Kosova e pafat

63’ Cfarë mundësie e artë për Kosovën, nuk shënon Zhegrova topi i gjuajtur nga ai kalon perskejt portës. Cfarë fati i keq për Kosovën

Min 53’, Mali i Zi rrezikon me një gjuajtje të fortë të Mugoshas

Pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë. Kosova po luan shumë mirë ndaj Malit të Zi dhe si rezultat i kësaj erdhi edhe në epërsi me golin e shënuar nga Milot Rashicës.

Min 41' Cfarë mundësie për Kosovë, Vedat Muriqi nga afër gjuan por portieri malazez sonte koka në natën e tij.

Min 35’, Lëndohet Zeneli ky është një lajm i keq për Kosovën. Në vend të tij Zhegrova

Min 20' Rashica shënon gol për Kosovën. 1:0, nga fillimi Kosova është më e mirë.

Minuta 10’ rrezikon Kosova, por gjuajtjen e Arber Zenelit e pret portieri malazez

Min 6’, Mali i Zi rrezikoi por për fat të mirë Veshovic gjuan jashtë porte

 

 

(Kosova Sot Online)