Kështu dukej stërvitja e sotme e Kosovës në Bullgari

  • 08 June 2019 - 20:33
Kështu dukej stërvitja e sotme e Kosovës në Bullgari

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e parë stërvitore në Sofje para ndeshjes kundër Bullgarisë, e cila zhvillohet më 10 qershor. Në stërvitjen e sotme është punuar në dy grupe, ku pjesa e futbollistëve që kanë luajtur në ndeshjen kundër Malit të Zi kanë bërë vetëm vrapime të lehta dhe ushtrime fizike, derisa pjesa tjetër e futbollistëve ka bërë stërvitje normale.

Angazhimi i futbollistëve si zakonisht ka qenë në nivelin më të lartë, derisa tashmë të gjithë janë të përqendruar tek ndeshja kundër bullgarëve.

Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot Online)