“Neymar më ka rrahur dhe më ka përdhunuar, ishte i dehur dhe i droguar”

  • 09 June 2019 - 17:32
“Neymar më ka rrahur dhe më ka përdhunuar, ishte i dehur dhe i droguar”

Vazhdon kaosi mediatik rreth Neymar. Denoncimi për përdhunim nga ana e Najila Trindade i ka dhënë jetë një telenovele të vërtetë. Veçanërisht në Brazil, ku lajmet në lidhje me këtë çështje janë të vazhdueshme. 

Këtë herë ka qenë radha e “Record TV” të publikojë bisedat në Whatsapp të modeles me ish-avokatin e saj, që   akuzojnë Neymar edhe për një sjellje aspak të denjë për një profesionist. 

Akuzuesja e “O’Ney” e përshkruan atë si të dehur dhe nën efektin e drogave në momentin e aktit të dhunës. Akuza këto që godasin edhe anën sportive të Neymar. 

“Më ka sulmuar dhe më ka fotografuar pjesën e pasme ku më ka  goditur. Ndoshta për t’u krenuar me shokët. Një ditë më pas e kam goditur unë, sepse nuk doja ta mbaja brenda gjithë zemërimin që kisha”. 

Deri këtu, modelja tregon atë që ka thënë në intervistat e bëra gjatë këtyre ditëve. “Më ka rrahur dhe më ka përdhunuar, ishte i dehur dhe i droguar, e thotë vetë ai në mesazhe. Ka varësi nga droga, është i dhunshëm, një kërcënim për veten”, ka shtuar Najila. 

Një orë pas këtij bashkëbisedimi, sipas “Report”, Najila Trindade ka kontaktuar përsëri avokatin e saj: “Do ta publikoj videon. Nuk dua që Neymar të dalë i pastër dhe të jetë i lumtur duke luajtur futboll, ndërsa unë vuaj dhe jam e stresuar. Nuk dua të vuaj e vetëm”. 

Avokati nuk ka qenë dakord dhe e ka qrtuar: “Drejtësia ka një rrugë të qartë, nëse do ta bësh me duart e tua, më mirë të gjesh një avokat tjetër për të publikuar videon”. Përgjigja e vajzës ka qenë e thatë: “Po, e besoj edhe unë”. 


(Kosova Sot Online)